Një pistoletë e djegur gjendet në fshatin Pavlan të Pejës

 Një qytetare ka raportuar në polici për një armë zjarri të gjetur në tokë në fshatin Pavlan të Pejës. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se bëhet fjalë për një pistoletë të djegur. Derisa lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe arma është sekuestruar si provë materiale. Rasti është iniciuar si…

Lajme

03/06/2025 09:54

 Një qytetare ka raportuar në polici për një armë zjarri të gjetur në tokë në fshatin Pavlan të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se bëhet fjalë për një pistoletë të djegur.

Derisa lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe arma është sekuestruar si provë materiale. Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Pavlan, Pejë / 02.06.2025 – 18:00. Raportohet se është gjetur një armë zjarri-pistoletë e djegur në tokë nga ankuesja femër kosovare. Arma është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/