Një person në Kaçanik gjen në ara një granatë dore, FSK ndërhynë dhe tërheq mjetin në mënyrë të sigurtë

Një person në Kaçanik derisa po punonte në arën e tij ka gjetur një mjet të dyshimtë shpërthyes. Personi në fjalë e ka lajmëruar njësinë për deminim nga FSK për ta larguar mjetin në mënyrë të sigurtë. Sipas policisë, mjeti i dyshuar shpërthyes ishte një granatë dore. “Fsh. Doganaj, Kaçanik / 02.06.2025-09:20. Eshtë raportuar se…

Lajme

03/06/2025 09:20

Një person në Kaçanik derisa po punonte në arën e tij ka gjetur një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Personi në fjalë e ka lajmëruar njësinë për deminim nga FSK për ta larguar mjetin në mënyrë të sigurtë.

Sipas policisë, mjeti i dyshuar shpërthyes ishte një granatë dore.

“Fsh. Doganaj, Kaçanik / 02.06.2025-09:20. Eshtë raportuar se ankuesi mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në arën e tij, ka hasur në një granatë dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurtë”, thuhet në raportin e Policisë./Lajmi.net/