Të maskuar e me armë tre të dyshuar grabisin paratë nga një person në Pejë
Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Tre persona të dyshimtë të maskuar, duke kanosur viktimën mashkull me armë kanë marrë para e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është në procedurë hetimore./Lajmi.net/
