Spahiu lajmërohet nga Beogradi: Ftesa erdhi nga Gjuriqi, zhvilluam një bisedë një orëshe
Analisti politik nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka realizuar një vizitë në Beograd, ku është pritur në zyrë nga ministri serb Marko Gjuriq. Spahiu tha se ftesa i erdhi nga ministri serb Gjuriq, ku tregon se së bashku zhvilluan një bisedë rreth një orë. Tutje ai tregon se aktualisht është në një konferencë e cila po…

Lajme
Analisti politik nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka realizuar një vizitë në Beograd, ku është pritur në zyrë nga ministri serb Marko Gjuriq.
Spahiu tha se ftesa i erdhi nga ministri serb Gjuriq, ku tregon se së bashku zhvilluan një bisedë rreth një orë.
Tutje ai tregon se aktualisht është në një konferencë e cila po zhvillohet në Beograd.
“Jam në një konferencë në Beograd. U ftova në një takim nga ministri Gjuriq dhe zhvilluam një bisedë një orëshe”, tha ai për GazetaBlic.