Ky raportohet se është polici nga Gjilani që rrahu gruan në sy të fëmijëve- aty gjenden edhe gjurmë gjaku

Një zyrtar policor është arrestuar sot në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Polica ka njoftuar se i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë. Gazeta Sinjali ka raportuar se Polici i arrestuar sot është Leutrim Tahiri, pjesëtar i Njësisë për Reagim të Shpejtë në kuadër të…

Lajme

10/05/2025 22:33

Një zyrtar policor është arrestuar sot në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Polica ka njoftuar se i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Gazeta Sinjali ka raportuar se Polici i arrestuar sot është Leutrim Tahiri, pjesëtar i Njësisë për Reagim të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Siç ka raportuar Sinjali, Tahiri dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten në banesën e tyre, duke i shkaktuar fraktura në hundë, teksa në atë moment të pranishëm kanë qenë edhe dy fëmijët e mitur të çiftit. Gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes e kanë forcuar dyshimin për aktin e dhunës.

Pas raportimit të rastit nga Qendra e Emergjencës në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet, ndërsa me vendim të Prokurorit Kujdestar, zyrtari policor është dërguar në mbajtje për 48 orë.

IPK ka propozuar që ai të suspendohet përkohësisht nga detyra për tri ditë pune, në mënyrë që të mos ndikojë në hetimin e rastit.

Fotografia e të dyshuarit: