I dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ende në arrati – Gjithçka që dihet deri më tani

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur nga arma e zjarrit, mbrëmë në Prishtinë. Viktima nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK, shkruan lajmi.net. Lajmin për vdekjen e tij, mbrëmë e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Agron Çitaku. “Rreth orës 22:35 ka…

Lajme

26/03/2025 08:16

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur nga arma e zjarrit, mbrëmë në Prishtinë.

Viktima nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK, shkruan lajmi.net.

Lajmin për vdekjen e tij, mbrëmë e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Agron Çitaku.

“Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka ndërru jetë. Pas 15 minutave ka ardhur i plagosuri tjetër që ka tri plagë por është në gjendje stabile. Personi që vdiq është rreth të 60-ave”, ka thënë Çitaku.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për identitetin e viktimave, ku sipas tyre ka ndërruar jetë Naser Gashi , 62 vjeçar, i plagosur dhe që po merr trajtim në QKUK është Miftar Miftari 41 vjeçar dhe dyshuar për rastin është Alban Gashi.

Të shtënat me armë zjarri dhe plagosjen e dy personave, i ka konfirmuar mbrëmë edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Ky rast në Prishtinë, ka ardhur pas dy vrasjeve brenda dy ditësh që kanë ndodhur në Prishtinë.

Aty të dielën është vrarë një 19 vjeçar, nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa të hënën një burrë (ish pronar i një furre) ka vrarë një grua (ish punëtore të tij) dhe më pas edhe veten. /Lajmi.net/