Kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si e parasheh ligji?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që sot t’i shpall rezultatet përfundimtare, pasi deri sot ato ishin preliminare. Me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet procesi zgjedhor, krejt kjo pasi që subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre lidhur me këto rezultate. Sipas ligjeve në fuqi, fillimisht ankesat mund të paraqiten në Panelin…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që sot t’i shpall rezultatet përfundimtare, pasi deri sot ato ishin preliminare.
Me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet procesi zgjedhor, krejt kjo pasi që subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre lidhur me këto rezultate.
Sipas ligjeve në fuqi, fillimisht ankesat mund të paraqiten në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, dhe në rast se ky institucion hedhë poshtë ndonjë ankesë, pala e pakënaqur mund të ankohet në Gjykatën Supreme.
Por, edhe nëse Supremja i hedh poshtë këto ankesa, atëherë i hapen rrugët KQZ për certifikim, por nëse ndonjë ankesë shqyrtohet nga Supremja, atëherë procesi mund të vonohet.
Çfarëdo ankese do ta zgjaste afatin e certifikimit të zgjedhjeve edhe për disa ditë të tjera.
Dhe tek pasi të jenë përmbyllur të gjitha lëndët, KQZ e harton raportin final dhe bën certifikimin e rezultateve.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, Neni 106 thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet pas përfundimit të të gjitha procedurave.
“KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha ankesat që u përkasin votimit dhe numërimit të vendosura nga PZAP-i dhe çdo ankesë ndaj vendimeve të PZAP-ja lidhur me to të jetë vendosur nga Gjykata Supreme e Kosovës”, thuhet në Ligj.
E në momentin kur KQZ certifikon rezultatet, të njëjtit e njoftojnë Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
KQZ i dërgon raporti final presidentit të shtetit dhe ky i fundit është i obliguar që brenda 30 ditëve ta thërras mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.