Limaj nuk përjashtoi mundësinë e koalicionit me VV, reagon Haradinaj: E keqja ka emër- Albin Kurti
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një reagim të shkurtër në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit politike. Ai tha se “e keqja ka emër-Albin Kurti”. Ky reagim i tij erdhi menjëherë pas intervistës së dhënë nga kreu i Nisma-s , Fatmir Limaj se nuk ka vija të kuqe…

Lajme
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një reagim të shkurtër në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Ai tha se “e keqja ka emër-Albin Kurti”.
Ky reagim i tij erdhi menjëherë pas intervistës së dhënë nga kreu i Nisma-s , Fatmir Limaj se nuk ka vija të kuqe as për Vetëvendosjen as për partitë e tjera në lidhje me koalicion të mundshëm.
Mundësia që Limaj të lidh koalicion me Kurtin e bëri Haradinajn që të reagoi edhe njëherë.
Ndryshe së fundi Haradinaj ka qenë ndër më të zëshmit që ka kundërshtuar Kurtin dhe politikat e tij.
Fatmir Limaj refuzoi të thotë se ka vija të kuqe ndaj Vetëvendosjes apo partive opozitare për të ndërtuar qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Limaj, tha se sa i përket “çështjeve nacionale” ai s’ka ndasi.
“Kush t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj.
Ai tha gjithashtu se me AAK-në janë parti të ndara, dhe se se kanë të domosdoshme të votojnë njejtë.
“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”.
I pyetur nëse është kontaktuar deri më tani nga dikush për ndonjë koalicion të mundshëm, Limaj është përgjigjur.
“Ne jemi të vegjël, kanë punë njëherë të mëdhenjtë për koalicione”, ka deklaruar i pari i AAK-së.
Ndryshe kreu i Nisma Socialdemokrate, i cili kandidoi me listën e vetë në një koalicion të përbashkët me AAK-në, së fundmi po flitet se mund t’ia bëjë numrat Kurtit për qeverinë e ardhshme. Kjo, sidomos pasi u kuptua se Limaj ka siguruar tre deputetë, me mundësinë e deputetit të katërt./Lajmi.net/