Grenell: Ati themelues i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë
I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione speciale, Richard Grenell ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai përmes një postimi në “X”, ka shkruar për padrejtësinë që po i bëhet, Hashim Thaçit apo siç e quan ai “ati themelues i shtetit”. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim…

Lajme
I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione speciale, Richard Grenell ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në “X”, ka shkruar për padrejtësinë që po i bëhet, Hashim Thaçit apo siç e quan ai “ati themelues i shtetit”.
Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, ka shkruar Grenell.
Ai ka thënë se edhe evropianët edhe institucionet e Kosovës kanë dështuar t’i japin fund kësaj padrejtësie, shkruan lajmi.net.
“Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, ka shkruar Richard Grenell. /Lajmi.net/