Vetaksident në Gllarevë të Klinës, një person dërgohet në QKUK
Një vetaksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës. Si shkak i këtij aksidenti i lënduar ka mbetur një person i cili si fillim u dërgua në spitalin e Pejës, por shkak i gjendjes u transferua në QKUK. Në lidhje me rastin është deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/07/emergjenca-3978-QKUK-ambulanca.jpg)
Lajme
Një vetaksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës.
Si shkak i këtij aksidenti i lënduar ka mbetur një person i cili si fillim u dërgua në spitalin e Pejës, por shkak i gjendjes u transferua në QKUK.
Në lidhje me rastin është deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Më pas për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor”, tha Rugova.
Ai njoftoi po ashtu se rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut./Lajmi.net/