Xhemaili: Kurti është në panik të humbjes së pushtetit dhe nuk po zgjedh as njerëz as mjete për të luftuar krejt çka është shqiptare

Zëdhënësi për media i AAK-së njëherësh edhe kandidat për deputet nga kjo parti, Kushtrim Xhemaili ka reaguar ndaj sulmeve të partisë në pushtet drejtuar liderit të tij, Ramush Haradinaj. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti nuk ka lënë asnjë vlerë kombëtare pa e sulmuar, shkruan lajmi.net. Xhemaili ka shtuar se Haradinaj…

Lajme

14/01/2025 16:51

Zëdhënësi për media i AAK-së njëherësh edhe kandidat për deputet nga kjo parti, Kushtrim Xhemaili ka reaguar ndaj sulmeve të partisë në pushtet drejtuar liderit të tij, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti nuk ka lënë asnjë vlerë kombëtare pa e sulmuar, shkruan lajmi.net.

Xhemaili ka shtuar se Haradinaj “ka arritur t’ia çjerrë maskën dhe ta shpërfaqë krejt siç është ai: mashtrues e antikombëtar”.

“Është në panik të humbjes së pushtetit dhe, prandaj, nuk po zgjedh as njerëz as mjete për të luftuar krejt çka është shqiptare e çka është Kosovë. E këto të dyja, që nuk i ka ai, i ka Ramush Haradinaj. S’ka asnjë dilemë që përkrahja popullore për Ramush Haradinaj e tmerron Albinin. Ai që hapur kërkoi eliminimin politik të Ali Ahmetit dhe UÇK-së në Maqedoni, sot po kokoriz kundër Ramushit, por kot e ke, o kokëprishur. Klubi yt mafioz do përfundojë mbrapa grillave”, ka shkruar Xhemaili në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: