Mërgimtarët shqiptarë mblidhen në Zürich kundër vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Qindra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sot në Helvetiaplatz të Zürichut, në një tubim paqësor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tubimi, me moton “Jo në emrin tim”, është organizuar nga një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër. Pjesëmarrësit janë paraqitur me flamuj kombëtarë dhe simbole…
Lajme
Qindra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sot në Helvetiaplatz të Zürichut, në një tubim paqësor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tubimi, me moton “Jo në emrin tim”, është organizuar nga një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër. Pjesëmarrësit janë paraqitur me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, duke shprehur solidaritet me ish-krerët e saj dhe pakënaqësinë e tyre me vendimin e Hagës.
Organizatorët kanë bërë thirrje që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa në njoftimin e tyre kanë theksuar se aktiviteti është mbajtur me leje zyrtare nga Policia e Zürichut.
Tubimi në Zürich është një nga aktivitetet e organizuara nga mërgata shqiptare pas shpalljes së vendimit në Hagë, me kërkesë për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.