Bedri Hamza viziton familjet e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit: Nuk janë vetëm

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Përmes një postimi, Hamza tha se familjarëve u ka shprehur mbështetjen e tij, duke theksuar se, sipas tij, ata “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”.…

Lajme

19/09/2026 16:00

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi, Hamza tha se familjarëve u ka shprehur mbështetjen e tij, duke theksuar se, sipas tij, ata “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”.

“Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë”, shkroi Hamza.

Ai u shpreh krenar për Thaçin, Veselin dhe Krasniqin, si dhe për atë që e cilësoi si luftën për liri dhe kontributin e tyre në historinë e Kosovës.

“Bashkë do të qëndrojmë, bashkë do të angazhohemi dhe bashkë do ta vazhdojmë betejën për drejtësi e liri, deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë”, deklaroi Hamza.

Postimin e tij ai e përmbylli me sloganin: “Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!”/Lajmi.net/