Bie shtylla në një lagje në Zhur të Prizrenit, qytetarët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Zhur të Prizrenit, saktësisht ata që banojnë në rrugën “Pritja Lumjane” të këtij fshati po përballen me një situatë të rrezikshme. Një shtyllë elektrike bashkë me kabllot e varura në të kanë rënë dhe po rrezikojnë qytetarët që kalojnë atypari, shkruan lajmi.net. Banorë të këtij fshati kanë dërguar në redaksi pamje nga…

Lajme

06/01/2025 18:53

Banorët e fshatit Zhur të Prizrenit, saktësisht ata që banojnë në rrugën “Pritja Lumjane” të këtij fshati po përballen me një situatë të rrezikshme.

Një shtyllë elektrike bashkë me kabllot e varura në të kanë rënë dhe po rrezikojnë qytetarët që kalojnë atypari, shkruan lajmi.net.

Banorë të këtij fshati kanë dërguar në redaksi pamje nga vendi i ngjarjes të cilët kanë thënë se rreziku është i madh.

Sipas tyre, ndonëse kanë lajmëruar KEDS-in dhe organet kompetente ende askush nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta rregulluar atë. /Lajmi.net/ 

Fotografi nga vendi i ngjarjes: