Abdixhiku bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës: Veprat e tij jetësore janë gurët themeltarë të Republikës sonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abxihiku ka bërë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës në 35 vjetorin e themelimit të LDK-së. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, gjersa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit…

Lajme

23/12/2024 12:36

Kryetari i LDK-së, Lumir Abxihiku ka bërë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës në 35 vjetorin e themelimit të LDK-së.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, gjersa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës i cili kulmoj me shtetin dhe Republikën tonë.

“Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai ishte njeriu që u qëndroi sfidave më të vështira të kohës me mençurinë, vizionin dhe qëndrueshmërinë që i karakterizojnë njerëzit e mëdhenj. Veprat e tij jetësore janë gurët themeltarë të Republikës sonë – një trashëgimi që na frymëzon dhe na udhëheq çdo ditë – ndërsa emri i tij është vlerë e patjetërsueshme e historisë së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka thënë se tani, LDK e ndjenë peshën e madhe historike të ndryshimit të domosdoshëm për realizimin e plotë të projektit identitar të nisur 35 vite më parë.

Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE, e me miqësi të përheshme me SHBA-të; ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe padyshim do të jetë dhe misioni ynë nesër!”, ka shkruar Abdixhiku. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: