PDK dorëzon në Kushtetuese ligjin për Byronë Shtetërore dhe 15 ligje tjera, Tahiri i bindur se do të rrëzohen

20 ligjet e miratuara nga pushteti në seancën e zhvilluar të enjten e kaluar, u paralajmërua se sot do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Por para mediave, Tahiri bëri të ditur se në Kushtetuese i ka dërguar vetëm 16 prej tyre. “Ashtu siç kemi paralajmëruar që…

Lajme

13/12/2024 11:08

20 ligjet e miratuara nga pushteti në seancën e zhvilluar të enjten e kaluar, u paralajmërua se sot do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Por para mediave, Tahiri bëri të ditur se në Kushtetuese i ka dërguar vetëm 16 prej tyre.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar që PDK-ja do ti procedojë në Gjykatën Kushtetuese ligjet e miratuara në seancën e 5 dhjetorit. Seanca e 5 dhjetorit ka vendos një rekord të zi jo vetëm në Kosovë e në rajon. Nuk mund të gjesh në një parlament dhunim të tillë të Kushtetutës. Sot i kemi proceduar 16 prej ligjeve të miratuara në seancën e 5 dhjetorit. Dua të them 15 prej tyre kontestohen vetëm në procedurë, ndërsa një tjetër kontestohet edhe në procedurë edhe në përmbajtje. Ai ligj është për Byronë Shtetërore”, deklaroi Tahiri.

Gjithashtu Tahiri pati vërejtje edhe për Glauk Konjufcën.

“Më bën përshtypje për të keq qysh Kryetari i Kuvendit arrin me shkel rregulloren në mënyrë kaq flagrante për të na e pamundësuar pjesëmarrjen në seancë”, ka deklaruar Tahiri./Lajmi.net/