Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e RMV-së, ai shprehi mirënjohje për bashkëpunimin afërt dhe angazhimin e saj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin afërt dhe angazhimin e saj, veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin tregtar dhe ekonomik. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti dhe ambasadorja Jusufi diskutuan për progresin…

Lajme

09/12/2024 19:37

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin afërt dhe angazhimin e saj, veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin tregtar dhe ekonomik.

Në këtë kontekst, kryeministri Kurti dhe ambasadorja Jusufi diskutuan për progresin e arritur në fusha të ndryshme të bashkëpunimit bilateral gjatë mandatit të saj diplomatik.

Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Jusufi suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

Fotografi nga takimi: