Xhensila flet për një tjetër histori rrëqethëse: Nëna u plagos me shtatë thika nga babai im, humbi njërën nga duart

Xhensila Myrtezaj për herë të parë pos ndarjes nga Besi ka rrëfyer edhe një periudhë të trishtë të jetës së saj e cila nuk ka qarkulluar në rrjet më herët. E njëjta ka të bëjë sërish me jetën e saj personale, konkretisht me prindërit e këngëtares. Në emisionin e ri të Arbana Osmanit, ajo ka…

ShowBiz

05/12/2024 23:31

Xhensila Myrtezaj për herë të parë pos ndarjes nga Besi ka rrëfyer edhe një periudhë të trishtë të jetës së saj e cila nuk ka qarkulluar në rrjet më herët.

E njëjta ka të bëjë sërish me jetën e saj personale, konkretisht me prindërit e këngëtares.

Në emisionin e ri të Arbana Osmanit, ajo ka treguar për divorcin e prindërve të saj, i cili po ashtu ka qenë shumë i rëndë.

Ajo thotë se ishte vetëm gjashte-vjeçe dhe se i ati e kishte lënduar të ëmën e saj me thikë, ndonëse pohon se veprimin ai e kishte bërë pavetëdije në ndikim të alkoolit.

Ajo tha se kjo erdhi në kohën para ndarjes së prindërve, e që shkas mendohet të ketë qenë divorci.

“E di pse e dua shumë mamin tim dhe e vlerësoj dhe në të njëjtën kohë e gjykoj që nuk pati mundësinë që t’i jepte asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë asaj kohe. Im atë nuk pranoi divorcin nga nëna ime dhe nëse njerëzit kanë rastin të hulumtojnë, mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me shtatë thika dhe humbi njërën nga duart. E gjithë kjo ka qenë para syve të mi, unë pashë nënën time që therej për këtë vendim gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret sepse nuk dua të lëndoj as babanë tim, jam e sigurt që ai është penduar shumë për atë veprim por nuk ka qenë në dijeni se ç’po bënte se ka qenë në ndikim të alkoolit”.

E ndër të tjera, marrë parasysh edhe gjendjes që e ëma i kishte kaluar, Xhensila tha se ajo prapë e ka falur babanë e këngëtares.

Xhensila ndër të tjerash tha: “Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe nuk e ndryshon këtë gjë asgjë në botë. Mbaj mend periudhën që im atë ka qenë në burg, ishte bërë divorci. Prindërit e mamit ishin kundër që të kisha kontakt me babanë tim”./Lajmi.net