Paguan për tjetër hotel ndërsa i vendosën në tjetër hotel një orë larg qendrës – Udhëtari tregon eksperiencën e keqe me “Gmica Travel”

Një grup personash nga Kosova kanë udhëtuar për në Turqi, saktësisht për në Stamboll përmes kompanisë “Gmica Travel”. Ndonëse ishin nisur për të pushuar, udhëtimi i tyre nuk shkoi aspak mirë pasi siç thotë njëri nga ta iu kaloi duke i endur çantat me rroba lart e poshtë. Njëri nga udhëtarët, i cili ka vendosur…

Lajme

02/12/2024 18:53

Një grup personash nga Kosova kanë udhëtuar për në Turqi, saktësisht për në Stamboll përmes kompanisë “Gmica Travel”.

Ndonëse ishin nisur për të pushuar, udhëtimi i tyre nuk shkoi aspak mirë pasi siç thotë njëri nga ta iu kaloi duke i endur çantat me rroba lart e poshtë.

Njëri nga udhëtarët, i cili ka vendosur të jetë anonim ka rrëfyer për lajmi.net që rezervimin e ka bërë përmes “Armendi Tours” por që pak minuta para nisjes i kanë treguar se do të udhëtoj me kompaninë “Gmica Travel”.

“Udhëtimi na ka zgjat më shumë se 20 orë, atje kemi mbërri dikur pas 12ve me orë të Turqis në 14:30. Atje na dërguan në hotelin “La Quinta” që në maps e qitke diku 50 minuta larg nga qendra, Taksimi apo “Lalei” ku kishim me u vendos na. Aty me një arrogancë shumë të madhe nga punëtorët na thanë që ky hoteli është fantastik për me flejt edhe s’keni çka me bë. Nëse doni rrini, nëse doni ecni nuk keni çka me ba”, rrëfen ai ngjarjen.

Ai ka treguar se nga 75 persona që ishin në autobus, 30 persona kanë protestuar që të mos hyjnë në atë hotel.

“Çmimi ka shkru që është 99 euro, të gjithëve na u kanë marrë nga 100 euro. Pagesa është kryer pa asnjë letër, pa asnjë kupon fiskal që shkruan që jemi duke pagu një biletë autobusi. Ai që na ka marr paret ka zbrit nuk ka ardh me neve, e ne kemi vazhdu”, ka shtuar ai.

Video: