Sveçla konfirmon se janë arrestuar tetë persona- Janë konfiskuar arsenal armësh, uniforma e emblema ushtarake

Në konferencën e jashtëzakonshme për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë arrestuar tetë persona për incidentin e mbrëmshëm në veri. Ai u shpreh se ka pasur hetime intensive në dhjetë lokacione, e prej tyre janë arrestuar mbi dyshime të bazuara tetë persona. “Pas hetimeve intenzive janë realizuar kontrolle në…

Lajme

30/11/2024 18:08

Në konferencën e jashtëzakonshme për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë arrestuar tetë persona për incidentin e mbrëmshëm në veri.

Ai u shpreh se ka pasur hetime intensive në dhjetë lokacione, e prej tyre janë arrestuar mbi dyshime të bazuara tetë persona.

“Pas hetimeve intenzive janë realizuar kontrolle në 10 lokacione të dyshuar dhe arrestuar 8 persona mbi dyshime“, u shpreh ai në fjalën e tij.

Ai tregoi se janë konfiskuar edhe një arsenal armësh, përfshirë këtu edhe uniforma e emblema ushtarake serbe.

“Institucionet e Kosovës nuk do të ndalen derisa këta kriminelë e terroristë të ndalohen e të përballen me drejtësinë e Kosovës”, tha Sveçla./Lajmi.net/

Fotot; Kallxo.com