Vrasja e dyfishtë në Klinë, Elezaj: Lajm i papritur e i kobshëm na tronditi e preku të gjithëve
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qendër të Klinës. Elezaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë të Klinës, të cilët mbetën të vdekur. “Me dhimbje e pikëllim të madh kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur…
Lajme
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qendër të Klinës.
Elezaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë të Klinës, të cilët mbetën të vdekur.
“Me dhimbje e pikëllim të madh kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë. Ky lajm i papritur e i kobshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin”, shkroi Elezaj në Facebook.