Përfundon në pranga i dyshuari për veprën penale “Fajde” në Prizren

Gjatë ditës së djeshme Sektori i Hetimeve Rajonal në Prizren kanë arrestuar një person në Prizren të dyshuar për veprën penale “Fajde”. Gjatë hetimeve është arritur që të gjenden prova se 32 vjeçari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit…

Lajme

08/11/2024 09:48

Gjatë ditës së djeshme Sektori i Hetimeve Rajonal në Prizren kanë arrestuar një person në Prizren të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Gjatë hetimeve është arritur që të gjenden prova se 32 vjeçari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit duke e ngarkuar viktimën me kamatë.

I njëjti në prezencën e avokatit mbrojtës është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë./Lajmi.net