Si fitohen në të vërtetë zgjedhjet në SHBA?
Fituesi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është domosdoshmërish personi që merr më shumë vota nga publiku. Në vend të kësaj, kandidatët presidencialë të SHBA-ve konkurrojnë për të fituar garat e mbajtura në 50 shtetet e Amerikës “duke përfshirë këtu edhe “District of Columbia” apo njohur më vonë zyrtarisht si “Washington DC”.…
Bota
Fituesi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është domosdoshmërish personi që merr më shumë vota nga publiku.
Në vend të kësaj, kandidatët presidencialë të SHBA-ve konkurrojnë për të fituar garat e mbajtura në 50 shtetet e Amerikës “duke përfshirë këtu edhe “District of Columbia” apo njohur më vonë zyrtarisht si “Washington DC”.
Secili shtet ka një numër të caktuar të votave, të të ashtuquajturave kolegji elektoral, pjesërisht të bazuara në popullsi, me një total prej 538 votash.
Fituesi është kandidati që merr 270 ose më shumë prej tyre.
Në praktikë, votat e kolegjit elektoral të një shteti pothuajse gjithmonë shkojnë për kandidatin që merr më shumë vota atje, megjithëse në disa shtete ato teorikisht mund të shkojnë tek cilido kandidat që preferojnë zgjedhësit, transmeton lajmi.net.
Shumica e shteteve anojnë shumë nga njëra palë ose tjetra, kështu që fokusi është në rreth shtatë shtete ku secili prej tyre mund të fitojë, e këto janë të njohura si shtete e “lëkundjes” apo më të rëndësishmet.
E në këto shtete më të rëndësishmet janë Pensilvania dhe Miçigani.
19 votat elektorale të Pensilvanisë e kanë bërë atë një nga më të vizituarit nga të dy kandidatët. Kurse Miçigan me 15 vota elektorale konsiderohet si shteti më i domosdoshëm për të dy kandidatë presidencialë./Lajmi.net/