Irani paralajmëron “përgjigje të përgjakshme” ndaj Izraelit, kërcënon edhe SHBA-në

Udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar se do t’i përgjigjet çdo sulmi nga Izraeli dhe SHBA ndaj Iranit ose një prej grupeve të tij të armatosura në rajon. Ajatollahu mbajti një fjalim para studentëve në prag të përvjetorit të marrjes së ambasadës amerikane më 4 nëntor 1979 dhe rrëmbimit të 52 diplomatëve amerikanë…

Bota

02/11/2024 15:54

Udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar se do t’i përgjigjet çdo sulmi nga Izraeli dhe SHBA ndaj Iranit ose një prej grupeve të tij të armatosura në rajon.

Ajatollahu mbajti një fjalim para studentëve në prag të përvjetorit të marrjes së ambasadës amerikane më 4 nëntor 1979 dhe rrëmbimit të 52 diplomatëve amerikanë të cilët u liruan vetëm pas 444 ditësh.

“Armiqtë, si SHBA ashtu edhe regjimi sionist, duhet të dinë se me siguri do të marrin një përgjigje të përgjakshme për veprimet e tyre kundër Iranit, kombit iranian dhe frontit të rezistencës” kundër Izraelit, tha Khamenei, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1989.

Më 26 tetor, ushtria izraelite sulmoi objektivat ushtarake në Iran për herë të parë në përgjigje të sulmit të drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor.

Khamenei tha se do të bëjë gjithçka për të përgatitur popullin iranian për kërcënimin ushtarak dhe politik.

“Ne po bëjmë gjithçka për të përgatitur kombin iranian, qoftë në kuptimin ushtarak, të armatosur apo politik” për çdo kërcënim, tha ai.

Republika Islamike e Iranit nuk e ka njohur shtetin e Izraelit që nga pranimi i tij dhe e ka bërë çështjen palestineze një shtyllë të politikës së saj të jashtme. Qe nga sulmi i 26 tetorit, Izraeli e ka paralajmëruar Iranin që të përmbahet nga reagimi, ndërsa Teherani, i cili thotë se nuk po kërkon luftë, ka thënë se do të përgjigjet.