Kurti takohet me përfaqësues të kompanive të njohura në Cyrih, i fton për investime
Kryeministri Albin Kurti ka takuar drejtues e përfaqësues të kompanive me famë botërore si `Xabia Group`, `Levi` dhe `Microsoft and Baloise`, gjatë qëndrimit të tij në Cyrih të Zvicrës. Sipas komunikatës për media të Kryeministrisë, Kurti u ka bërë thirrje kompanive botërore për investime në Kosovë. “Me ftesën që të investojnë në vendin tonë, kryeministri…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka takuar drejtues e përfaqësues të kompanive me famë botërore si `Xabia Group`, `Levi` dhe `Microsoft and Baloise`, gjatë qëndrimit të tij në Cyrih të Zvicrës.
Sipas komunikatës për media të Kryeministrisë, Kurti u ka bërë thirrje kompanive botërore për investime në Kosovë.
“Me ftesën që të investojnë në vendin tonë, kryeministri Kurti i njoftoi ata me përparësitë, potencialin dhe fushat, në veçanti atë të teknologjisë së informacionit, për cilat Kosova paraqet një mundësi të mirë dhe të përshtatshme për zgjerimin e shërbimeve dhe operacioneve”, thuhet në njoftim.
Kurti ka përmendur disa nga veçoritë e vendit si pozita gjeografike, politikat fiskale dhe tatimore, infrastruktura digjitale, shërbimet elektronike, popullata e re e shumëgjuhëshe, qëndrueshmëria institucionale, progresi ekonomik e demokratik dhe sundimi i ligjit.