Flamuri i BE-së në Kosovë ulet në gjysmështizë në shenjë solidariteti me Spanjën
Pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë, flamuri i BE-së në Kosovë është ulur në gjysmështizë në shenjë solidariteti me shtetin që po përballet me fatkeqësi natyrore. Përmes një postim në “X” në faqen e Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se BE-ja në Kosovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe miqtë që humbën më të…
Lajme
Pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë, flamuri i BE-së në Kosovë është ulur në gjysmështizë në shenjë solidariteti me shtetin që po përballet me fatkeqësi natyrore.
Përmes një postim në “X” në faqen e Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se BE-ja në Kosovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe miqtë që humbën më të dashurit e tyre.
“Sot, flamuri i BE-së është ulur në gjysmështizë në shenjë solidariteti me Spanjën dhe popullin e saj. BE-ja në Kosovë shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjet dhe miqtë që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në përmbytjet shkatërruese në Spanjë”, thuhet në postim.
Ndërkaq deri tani raportohet se 95 persona kanë vdekur nga përmbytjet ndërkohë shumë të tjerë janë ende të zhdukur. /Lajmi.net/
🖤 Today, the EU flag flies at half-mast in solidarity with #Spain and its people.
The EU in #Kosovo extends its sincere condolences to the families and friends grieving the loss of loved ones in the devastating floods in #Spain. pic.twitter.com/Jrn7xe7Ncx
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) October 31, 2024