Djali kanos nënën në Prishtinë

Djali e ka kanosur nënën e tij, pas një mosmarrëveshje. Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me nënën e tij e ka sulmuar. Tutje sipas njoftimit të Policisë thuhet se në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar për trajtim e shërim të…

Lajme

27/10/2024 12:06

Djali e ka kanosur nënën e tij, pas një mosmarrëveshje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me nënën e tij e ka sulmuar.

Tutje sipas njoftimit të Policisë thuhet se në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar për trajtim e shërim të mëtutjeshëm.

Njoftimi i plotë:

“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 26.10.2024 – 21:00.  Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën-nënën e tij kosovare, të njëjtën e ka kanosur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar për trajtim e shërim të mëtutjeshëm.” /Lajmi.net/