Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar
Mbrëmjen e sotme rreth orës 21;00 ka ndodhur një rast të shtënash me armë në Prishtinë. Rasti bëhet e ditur të ketë ndodhur në rrugën Rrahim Beqiri. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për lajmi.net se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e armës…
Lajme
Mbrëmjen e sotme rreth orës 21;00 ka ndodhur një rast të shtënash me armë në Prishtinë.
Rasti bëhet e ditur të ketë ndodhur në rrugën Rrahim Beqiri.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për lajmi.net se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e armës së zjarrit.
“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policies”, u shpreh ajo./Lajmi.net