Vazhdon seanca në rigjykimin ndaj Endrit Nikës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, këtë të enjte nga ora 13:00 do të vazhdojë seanca në rigjykim ndaj Endrit Nikës. Në seancën e para katër ditëve, të hënën, i akuzuari Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase, të dashurës së tij, në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm 100 për qind”, kishte…

Lajme

15/10/2026 09:25

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, këtë të enjte nga ora 13:00 do të vazhdojë seanca në rigjykim ndaj Endrit Nikës.

Në seancën e para katër ditëve, të hënën, i akuzuari Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase, të dashurës së tij, në Fushë-Kosovë më 2023.

“I pafajshëm 100 për qind”, kishte deklaruar Nika para trupit gjykues.Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 shkurt 2026, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ka kthyer rastin në rigjykim.