​Tahiri: Kapaku i abuzimeve në KEK është Dejona Mihali

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, tha se gjatë udhëheqjes së Lëvizjes Vetëvendosje janë dhënë 105 milionë euro kontrata njëburimore. Tahiri përmendi siç tha edhe dallaveret me shpronësim në KEK, ku ndërlidhi edhe një deputet të partisë në pushtet. Sipas tij, kapaku i gjithë abuzimeve në KEK është koordinatorja e LVV-së, Dejona Mihaili. “Në…

Lajme

24/10/2024 13:30

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, tha se gjatë udhëheqjes së Lëvizjes Vetëvendosje janë dhënë 105 milionë euro kontrata njëburimore.

Tahiri përmendi siç tha edhe dallaveret me shpronësim në KEK, ku ndërlidhi edhe një deputet të partisë në pushtet. Sipas tij, kapaku i gjithë abuzimeve në KEK është koordinatorja e LVV-së, Dejona Mihaili.

“Në vitin e pestë të drejtimit të KEK-ut nga LVV-ja i kemi evidentuar që janë dhënë 105 milionë euro kontrata njëburimore. Po flasim vetëm për vitin 2022-2023, jo për vitin 2020-2021 e as vitin 2024. Pra kjo korporatë ka kontraktuar 105 milionë euro kontrata njëburimore. Kjo situatë nuk ka ndodhur asnjëherë në KEK, e them me përgjegjësi të plotë dhe duke u bazuar në një hulumtim të gjerë që kemi bërë për funksionimin e KEK-ut. KEK-u duke qenë në drejtimin e LVV-së ka ndodhur shtrenjtimi 100 për qind i energjisë elektrike”, tha Tahiri.

Sipas tij, parregullsi të mëdha në KEK ka edhe për shpronësimet për nxjerrjen e thëngjillit. Ai deklaroi se shpronësimi i 28 hektarëve shtesë në KEK po bëhen jashtëligjshëm vetëm për qëllime të një deputeti të LVV-së, i cili siç thotë Tahiri ka 1.6 hektarë në atë pjesë.

Ai ftoi prokurorinë që të hetojë këtë rast dhe ta parandaloi të njëjtin, pasi dëmi i buxhetit është milionësh.

“Shtohet edhe shpronësimi i jashtëligjshëm i 28 hektarëve. Edhe 28 hektarë shtohen se duhet me iu shpronësuar prona një deputeti të familjes së tij që është 1.6 hektarë….Për 28 hektarë shtohen edhe 16 milionë euro, e bie në tërësi 32 milionë euro. E ftoj prokurorinë, hetuesit të parandalojnë këtë krim makabër dhe plaçkë që i ndodh buxhetit…Adresa për krejt këto çështje është ish drejtori i zyrës ligjore në KEK, asamblist në Prishtinë i LVV-së, ish këshilltarë ministrit Arben Vitia, zotëri Milot Podvorica. Ai sot shërben si noter i emëruar nga ministrja e Drejtësisë. Koka e këtij krimi të madh në KEK është noteri i tanishëm Milot Podvorica, i cili shton edhe 16 milionë euro shtesë për shpronësime për shkak se deputetit tonë, kolegut tonë nga LVV-ja duhet me iu shpronësuar prona rreth 1.6 hektarë. Abuzimet në KEK janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha ai.

Tahiri deklaroi se kapaku i këtij abuzimi në KEK është koordinatorja e LVV-së, Dejona Mihali.

“Kapaku i krejt këtij abuzimi padyshim është Dejona Mihaili. Dejona na tregon se kur duhet me ble energji elektrike dhe kur duhet me shitë energji elektrike. Mesazhi i famshëm i saj me Ergysin tregon qartë e kjo korporatë apo këto 600 milionë euro të shpenzuara nga KEK-u për këto vite janë të drejtuara nga Dejona Mihali”, përfundoi Tahiri