Vuçiq e Dodik me flamuj serbë e rusë në ndeshjen Zvicër-Serbi, Sormaz: Turp, hajde në Prishtinë shpalose flamurin rus

Zvicra u përball me Serbinë dje në Leskovc në kuadër të Ligës së Kombeve. Në këtë ndeshje Serbia arriti të mposhtë me rezultat 2:00 kombëtaren e Zvicrës. Në mesin e 8 mijë ulësve të stadiumit, u panë edhe dy figurat e fuqishme politike serbe, Aleksander Vuciq dhe presidenti i i Republikës Srpska, Milorad Dodik. Gjatë…

Lajme

13/10/2024 15:10

Zvicra u përball me Serbinë dje në Leskovc në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në këtë ndeshje Serbia arriti të mposhtë me rezultat 2:00 kombëtaren e Zvicrës.

Në mesin e 8 mijë ulësve të stadiumit, u panë edhe dy figurat e fuqishme politike serbe, Aleksander Vuciq dhe presidenti i i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Gjatë intonimit të himnit të Serbisë, Vuciq u pa duke e valëvitur një shall me ngjyrat e flamurit rus dhe atij serb.

Lidhur me këtë ka reaguar politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksander Vuçiqit.

“Çfarë lidhje ka Rusia me ndeshjen Serbi – Zvicër?! Jep dorëheqjen, turpi i Serbisë Aleksander Vuciq, shko në Kazan, trim i madh! Shko në Prishtinë dhe valëvite flamurin rus!”, shkroi Sormaz në profilin e tij në Twitter.