Klinaku: Pushteti i koordinuar me listën serbe dhe Radojçiqin
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar pas audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiq. Në një postim të bërë se fundmi në Facebook, Klinaku ka thënë se pushteti ka qenë i koordinuar me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së. Ai thotë…
Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar pas audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiq.
Në një postim të bërë se fundmi në Facebook, Klinaku ka thënë se pushteti ka qenë i koordinuar me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.
Ai thotë se këtë e kanë thënë edhe kur kanë protestuar në oborr të Kuvendit të Kosovës.
“Se pushteti ka qenë i koordinuar me Listën Serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe atëherë kur kemi protestuar në oborr të Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar se lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e mëpastaj e ka lëshuar sallën”, ka shkruar ai në Faceobok./Lajmi.net