Skadimi i kontratës për ushqimin e FSK’së, Maqedonci thotë se furnizimi gjithmonë bëhej në ditën e fundit: Hapësirë për keqpërdorime
Lëvizja Vetëvedosja ka zhvilluar ngjarjen partiake, ku kanë folur edhe për sferën e sigurisë sesi e kanë qeverisur atë. Në këtë panel ka marrë pjesë edhe Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes. Ai ka thënë se janë shpenzuar 238 milionë euro deri në vitin 2023 për blerjen e sistemeve të sofistikuara të armatimit. Po ashtu, ai…
Lajme
Lëvizja Vetëvedosja ka zhvilluar ngjarjen partiake, ku kanë folur edhe për sferën e sigurisë sesi e kanë qeverisur atë.
Në këtë panel ka marrë pjesë edhe Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes.
Ai ka thënë se janë shpenzuar 238 milionë euro deri në vitin 2023 për blerjen e sistemeve të sofistikuara të armatimit.
Po ashtu, ai ka përmendu situatën në veri, ku thotë se është përmirësuar duke përmendur kështu sinkronizimin e institucioneve të sigurisë.
Së fundmi, ka pasur kritika për ushqimin që iu servohet pjesëtarëve të FSK-së, rezultat i skadimit të kontratës për furnizim me ushqim për FSK-në. Në deklaratën e Maqedoncit të cilën e shpërndau Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “prej vitit 2015 e deri në këtë vit furnizimi gjithmonë ka qenë përmes konceptit ekstrem emergjent, domethënë në ditën e fundit”.
“Ai tha se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim andaj është vlerësuar që të vazhdohet me konceptin e vetëqëndrueshmërisë që është përbrenda vizionit tonë për një ushtri të kompletuar pra që kujdeset për secilin aspekt edhe atë të sigurimit të ushqimit që i duhet”, citohet Maqedonci.