Arrestohet përsëri Arsenijeviq, thuhet se fishkëlleu në drejtim të kryetarit Atiq

Si shumë herë të tjera, politikani serb në veri të Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq është arrestuar edhe sot. Arsenijeviq theksohet të jetë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë. Arrestimi i tij ndodhi para gjysmë orë ndërsa nga Policia e Kosovës janë deklaruar për rastin. Zv/komandanti i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani deklaroi se…

Lajme

02/10/2024 14:19

Si shumë herë të tjera, politikani serb në veri të Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq është arrestuar edhe sot.

Arsenijeviq theksohet të jetë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë.

Arrestimi i tij ndodhi para gjysmë orë ndërsa nga Policia e Kosovës janë deklaruar për rastin.

Zv/komandanti i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani deklaroi se ai u arrestua për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Po ashtu policia thuhet të ketë arrestuar edhe një kosovar, që është përfshirë në rast.

“Ka bërë zhurmë para një restoranti, kështu që njerëzit filluan të protestonin për shqetësimin që po i bënte”,deklaroi ai.

Arsenijeviq dhe qytetari tjetër filluan të fishkëllejnë pasi që kryetari i Komunës, Erden Atiq po ecte drejt sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut.

Kryetari Atiq kishte dalë për të vizituar aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, ku është vendosur një mamograf mobil.

Që të dy ndodhen në stacion policor./Lajmi.net/