Arrestohet i dyshuari në Prizren, duke mashtruar viktimën arriti të përfitojë rreth 100 mijë euro
Një person është arrestuar dje në Prizren. Deri tek arrestimi i tij erdhi për shkak të dyshimit se i njëjti ka përfituar n ë mënyrë të jashtëligjshme rreth 100 mijë euro. Rasti për arrestimin e tij është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. “I njëjti pas intervistomi është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me…
Lajme
Një person është arrestuar dje në Prizren.
Deri tek arrestimi i tij erdhi për shkak të dyshimit se i njëjti ka përfituar n ë mënyrë të jashtëligjshme rreth 100 mijë euro.
Rasti për arrestimin e tij është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“I njëjti pas intervistomi është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me rastin po merret Njësia e Hetimeve Rajonale”, u tha nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
E sipas informacioneve të para në këtë rast theksohet se viktima ishte mashtruar duke dhënë këto para me “shpresën” se i dyshuari do t’i zgjidhte një problem që kishte.
Hetimet për të dyshuarin raportohet të kishin nisur që në muajin janar, por që është arritur të arrestohet dje.
I dyshuari që përfundoi nën pranga për këtë rast theksohet të jetë 47 vjeçar./Lajmi.net/