Gjendet një granatë dorë në Tërpezë të Malishevës, FSK ka bërë eksplodimin e saj pa incident
Një qytetar ka njoftuar Policinë se deri sa po groposte diçka pranë një peme në oborrin e tij në Tërpezë të Malishevës, ka hasur në një mjet të dyshimte. Mjeti ishte një granatë dorë, shkruan lajmi.net. Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për Deminim e FSK-së qe e…
Lajme
Një qytetar ka njoftuar Policinë se deri sa po groposte diçka pranë një peme në oborrin e tij në Tërpezë të Malishevës, ka hasur në një mjet të dyshimte.
Mjeti ishte një granatë dorë, shkruan lajmi.net.
Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për Deminim e FSK-së qe e ka bërë eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident.
“Terpezë, Malishevë / 28.08.2024 – 19:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke groposur afër një peme ka hasur në një mjet të dyshimtë (granatë dore). Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për Deminim e FSK-së qe e ka bërë eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e Policisë.