Një 59 vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë zjarri në Viti

Një 59 vjeçar nga Vitia dyshohet të ketë bërë vetëvrasje me armë zjarri. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Valon Osmani nga Policia e Kosovës në Gjilan. Ai ka thënë se përkundër ndihmës së ofruar nga stafi mjekësor, është konstatuar vdekja e tij. Osmani për lajmi.net ka deklaruar se trupi i pajetë i viktimës është…

Lajme

28/08/2024 18:22

Një 59 vjeçar nga Vitia dyshohet të ketë bërë vetëvrasje me armë zjarri.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Valon Osmani nga Policia e Kosovës në Gjilan.

Ai ka thënë se përkundër ndihmës së ofruar nga stafi mjekësor, është konstatuar vdekja e tij.

Osmani për lajmi.net ka deklaruar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.

“Me datën 28.08.2024 rreth orës 09:50, Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në qytetin e Vitisë një person ishte i lënduar dhe i njëjti me urgjencë është transportuar për në qendrën emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan. Personi i lënduar mashkull kosovar i vitit të lindjes 1965 edhe përkundër ndihmës së ofruar nga stafi mjekësor nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe nga hetimet e para dyshohet se viktima të ketë kryer vetëvrasje ku në vende ngjarjes si dëshmi është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan po punon në mënyrë intensive në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave dhe motivit të këtij rasti”, ka thënë Osmani. /lajmi.net/