Deri në katër orë pritje për të dal nga Kosova përmes Merdares

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi. Pritjet për të dal nga pika kufitare në Merdar po zgjasin deri në katër orë, kjo ka bërë që edhe të shkaktohen kolona të gjata. Në Merdar janë krijuar kolona nga 1000-1700 metra. Kurse tek Dheu i Bardhë pritjet për të dalë…

Lajme

15/08/2024 14:23

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.

Pritjet për të dal nga pika kufitare në Merdar po zgjasin deri në katër orë, kjo ka bërë që edhe të shkaktohen kolona të gjata.

Në Merdar janë krijuar kolona nga 1000-1700 metra.

Kurse tek Dheu i Bardhë pritjet për të dalë janë deri në dy orë e gjysmë, ku dhe janë krijuar kolona deri 1500 metra.

Në Mutivodë pritjet janë deri në një orë e 30 minuta ndërsa në Muçibabë deri në 30 minuta.

Ndërkaq pritje për të hyrë nuk ka. /Lajmi.net/