ATK-ja mblodhi 577 milionë euro për shtatë muaj, 62 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar
Adminitrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë shtatë mujorshit të parë të hyrat tatimore kanë kapur vlerën e 577.3 milionë eurove. Sipas ATK-së këto shifra tregojnë rritjen e performancës në mbledhjen e të hyrave tatimore, ku sipas tyre krahasuar me vitin e kaluar në periudhën e njëjtë ka rritje për 62.4 milionë euro apo…
Lajme
Adminitrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë shtatë mujorshit të parë të hyrat tatimore kanë kapur vlerën e 577.3 milionë eurove.
Sipas ATK-së këto shifra tregojnë rritjen e performancës në mbledhjen e të hyrave tatimore, ku sipas tyre krahasuar me vitin e kaluar në periudhën e njëjtë ka rritje për 62.4 milionë euro apo 12.1% tatime.
Nga ATK thonë se për të arritur këtë janë realizuar një sërë reformash strukturore dhe administrative, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave.
“Digjitalizimi ose automatizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetarëve, përveç që ka ndikuar në rritjen e deklarimit vullnetar, kjo ka ndihmuar edhe në rritjen e transparencës dhe efikasitetit në mbledhjen e tatimeve”, thuhet në njoftim.
“Prioritet i aktiviteteve të autoritetit tatimor mbetet luftimi dhe parandalimi i ekonomisë jo-formale, për të cilën kemi intensifikuar përpjekjet për të luftuar evazionin fiskal përmes kontrolleve më të rrepta. Këto masa kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave nga tatimet dhe në krijimin e një klime më të drejtë konkurruese”.
“Rezultatet e këtyre përpjekjeve janë të dukshme. Të hyrat tatimore kanë shënuar rritje, duke kapërcyer nivelin e planifikuar dhe duke siguruar burime të rëndësishme financiare për realizimin e projekteve publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë”.
Tutje nga ATK-ja kanë thënë se kjo arritje është një sinjal i qartë i angazhimit për të krijuar një sistem tatimor të drejtë dhe të qëndrueshëm, i cili përmbush nevojat e shtetit dhe ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit. /Lajmi.net/