“Për ymër tem s`kisha besu që e mbërrij një këso lloj bote”, Gorani flet për atentatin ndaj Trump

Analisti Dukagjin Gorani, duke folur për atentatin ndaj Donald Trump tha se kjo që ka ndodhë në Amerikë “për ymër tem s’e kisha besu që e mbërrij një botë si kjo”. “Jemi duke e pa një botë të trazuar, e cila kurrë si ka pas punët më mirë”, tha Gorani në T7. “Efektivisht bota kurrë…

Lajme

15/07/2024 22:09

Analisti Dukagjin Gorani, duke folur për atentatin ndaj Donald Trump tha se kjo që ka ndodhë në Amerikë “për ymër tem s’e kisha besu që e mbërrij një botë si kjo”.

“Jemi duke e pa një botë të trazuar, e cila kurrë si ka pas punët më mirë”, tha Gorani në T7.

“Efektivisht bota kurrë s’ka qenë më e zhvilluar, ekonomikisht, teknologjikisht dhe politikisht. Përveç luftës në Ukrainë që është një luftë përsëri edhe ajo tregim në veti sepse s’ka arsye racionale pse ka nisë e pse po vazhdon. Kurrë më pak s’ka pas konflikte në botë…Kurrë më e vogël nuk ka qenë uria, sëmundjet masive janë zhdukë sot”, u shpreh Gorani.

“Me pas shpërthime të urrejtjes brenda shoqërive, këtë s’ma ka marrë mendja që e shoh. Donald Trump është përfaqësues i një pakënaqësie…Ai e ka sjellë pakënaqësinë në një nivel të lëvizjeve masive dhe shoqërore, pra Donald Trump e përfaqëson politikën e emocioneve”, tha ai.

“Ne jemi duke u përballë me një botë që nuk po jemi në gjendje me analizu drejtë”, tha Gorani.