Aksidenti me motoçikletë në Drenas: Njëra nga të aksidentuarat është në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur sot në fshatin Dobroshec të Drenasit, ku kanë mbetur të lënduara dy vajza. Të dyja të lënduarat janë dërguar në QKUK për trajtim. Derisa njëra prej tyre është në gjendje tejet të rëndë dhe po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror. Rreth gjendjes së saj ka folur mjeku kujdestar…

Lajme

11/06/2024 15:30

Një aksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur sot në fshatin Dobroshec të Drenasit, ku kanë mbetur të lënduara dy vajza.

Të dyja të lënduarat janë dërguar në QKUK për trajtim.

Derisa njëra prej tyre është në gjendje tejet të rëndë dhe po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror.

Rreth gjendjes së saj ka folur mjeku kujdestar në MIQ, Mentor Alimusaj.

“Gjendja e saj është tepër e rëndë. Ende është në intubim. Ka lëndime serioze në kokë, në tru. Jemi duke e mbajtur me barëra inotrope, për ta stabilizuar tensionin. Shpresa ka pak, po presim”, tha ai për Klankosova.tv