Komisioni për Arsim bën bashkë pozitë e opozitë, dërgohet në seancë për miratim Projektligji për Rininë
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ka dhënë dritën e gjelbër raporteve të Komisioneve të përhershme për Projektligjin për Rininë. Deputetja e AAK-së, Albena Rashitaj, thekso se e përkrah këtë Projektligj për hir të qytetareve të vendit. “Nëse një deputet ka qenë korrekt në këtë komision për arsim dhe mbi interesin…
Lajme
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ka dhënë dritën e gjelbër raporteve të Komisioneve të përhershme për Projektligjin për Rininë.
Deputetja e AAK-së, Albena Rashitaj, thekso se e përkrah këtë Projektligj për hir të qytetareve të vendit.
“Nëse një deputet ka qenë korrekt në këtë komision për arsim dhe mbi interesin partiak e të tjerët ka punuar për interes të përgjithshëm dhe kam përkrahur shumë projektligje në këtë komision, mendoj që kam qenë unë. Mendoj se ndonjë herë pa eksperiencë pa dijes e ndonjë herë ngutisë të disa kolegeve që të flasin diçka dhe pastaj ta kuptojnë që nuk është dashur ta thonë, unë i tejkaloj sepse jam këtu për interesin e qytetareve të gjitha këto, ndonjë herë edhe ofendimet që mund të bëhen. Por sot do t’i tejkaloj të gjitha sepse është interes i të gjithë rinisë Republikës Kosovës të kenë një ligj adekuat për ta”, tha Reshitaj.
Ndërsa, kryetari i këtij Komisioni, Ardian Gola, theksoi se sorani është ai që vlerëson gjithsecilin.
Ai tha se këto raporte janë shqyrtuar nga Komisionet e Përhershme dhe nuk ka ndonjë impakt buxhetor të pa menaxhueshëm dhe është në harmoni me ‘Aqui Comunitere’ të Bashkimit Evropian. Po ashtu, deputetët e këtij Komisioni, miratuan edhe raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për Sport./eo