Maqedonci në Hungari: E thekson angazhimin e Kosovës për paqe e stabilitet

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai ka shprehur angazhimin e Kosovës për vazhdim të partneritetit bilateral me vendet evropiane si dhe angazhimin e saj për paqe. Postimi i plotë: Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari për pjesëmarrje në…

Lajme

27/04/2024 20:17

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë.

Aty ai ka shprehur angazhimin e Kosovës për vazhdim të partneritetit bilateral me vendet evropiane si dhe angazhimin e saj për paqe.

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari për pjesëmarrje në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, kisha kënaqësinë që gjithashtu të marr pjesë në Forumin e Sigurisë së Budapestit, që po zhvillohet për herë të parë në kryeqytetin hungarez.

Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, z. Dragan Krapoviq, isha pjesë e panelit në të cilin u diskutua për “Europën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në arkitekturën e re europiane të sigurisë”. Në fjalën time shpreha qëndrimin se orientimi strategjik dhe aspirata e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE nuk ka tjetër alternativë.

Shfrytëzova rastin që të pranishmit t’i informoj për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rrugën përpara bazuar në Planin e Përgjithshëm të Tranzicionit si dhe nevojave konform zhvillimeve të fundit në ambientin e përgjithshëm të sigurisë.

Gjatë qëndrimit në Budapest gjithashtu zhvillova takim me Ministrin e Mbrojtjes së Hungarisë, z. Kristóf Szalay-Bobrovniczky. Me homologun hungarez përveç situatës së përgjithshme të sigurisë dhe impaktin e tyre ne rajonin tone, gjithashtu diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.