Conchita Wurst do të përformoj në natën finale të Eurovisionit

Është zbuluar kush do të performojë në finalen e madhe të “Eurovision 2024”. Sivjet zhvillohet 50 vjetori që kur ABBA i solli Suedisë fitoren e saj të parë në Eurovision me hitin “Waterloo”. Charlotte Perrelli, Carola dhe Conchita Wurst do të performojnë në programin e finales së këtij viti në “Eurovision 2024”. Me performancën e…

ShowBiz

10/05/2024 19:52

Është zbuluar kush do të performojë në finalen e madhe të “Eurovision 2024”.

Sivjet zhvillohet 50 vjetori që kur ABBA i solli Suedisë fitoren e saj të parë në Eurovision me hitin “Waterloo”.

Charlotte Perrelli, Carola dhe Conchita Wurst do të performojnë në programin e finales së këtij viti në “Eurovision 2024”. Me performancën e tyre, yjet do të nderojnë grupin ABBA.

Televizioni SVT i ka ftuar Charlotte Perrelli, e cila fitoi për Suedinë në Eurovisionin e vitit 1999, Carolën, e cila ka përfaqësuar Suedinë tri herë në këtë garë dhe ka fituar në vitin 1991, dhe Conchita Wurst, e cila i solli fitoren Austrisë dhjetë vjet më parë.

Do të performojë edhe Loreen, fituesja në fuqi e Eurovisionit.

Prodhuesi televiziv Per Blankens tha: “Tani të gjithë po bashkohemi për të nderuar një nga këngët më të njohura të Eurovizionit. Të gjithë e njohin këtë këngë – në mbarë botën. Për të na ndihmuar, kemi tre fitues fantastikë të Eurovizionit”, tha ai.

Charlotte Perrelli, e cila këtë vit feston jubileun e fitores në Eurovision, thotë: “1974 ishte viti i lindjes sime dhe ABBA fitoi në Eurovision. Ata ishin idhujt me të cilët jam rritur, dhe të kem mundësinë të jem pjesë e nderimit të tyre në finalen e madhe është një ndjenjë shumë e bukur dhe domethënëse”.

Festa e “Waterloo”-s së ABBA-s nuk do të jetë e vetmja kënaqësi muzikore që shikuesit mund të presin në finalen e madhe. Do të ketë performancën e fitueses së vitit të kaluar, Loreen, dhe janë premtuar edhe disa surpriza të tjera.