Plagosi veten me armë: Dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor

Gjatë ditës së djeshme në Podujevë, një person ka plagosur veten e tij me pistoletë. Sipas raportit të policisë, viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore, ku pas kësaj është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, shkruan lajmi.net. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë. Rasti është nën…

Lajme

20/02/2024 08:48

Gjatë ditës së djeshme në Podujevë, një person ka plagosur veten e tij me pistoletë.

Sipas raportit të policisë, viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore, ku pas kësaj është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.

Rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë:

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM-   Fsh. Peran, Podujevë  19.02.2024-02:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që, ishte vetë plagosur me pistoletë. I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.  /Lajmi.net/