Ramosaj në New York ndanë mirënjohje për Senatoren e shtetit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj po qëndron në New York në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës. Ai ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga Asambleja dhe Senati i New York-ut, me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ramosaj ka kujtuar përkrahjen e SHBA-vë për Kosovës gjatë…

Lajme

13/02/2024 19:55

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj po qëndron në New York në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga Asambleja dhe Senati i New York-ut, me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ramosaj ka kujtuar përkrahjen e SHBA-vë për Kosovës gjatë dhe pas luftës.

“Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë”, ka shkruar Ramosaj.

Ai ka ndarë mirënjohje për Senatoren e Shtetit, znj. Jessica Scarcella-Spanton dhe anëtarin e Asamblesë së Shtetit, z. Charles Fall, për angazhimin dhe kontributin në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy popujve tanë.

“Pata rastin që në emër të qytetarëve të Deçanit dhe popullit të Kosovës të shpreh mirënjohje për Senatoren e Shtetit, znj. Jessica Scarcella-Spanton dhe anëtarin e Asamblesë së Shtetit, z. Charles Fall, për angazhimin dhe kontributin në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy popujve tanë. Po ashtu shpreh mirënjohje për Shoqatën Shqiptare Amerikane për punën e tyre vullnetare, ku përmes aktiviteteve të ndryshme promovojnë miqësinë tonë të shenjtë dhe vlerat e përbashkëta që i kemi me miqtë tanë, ShBA-të”, ka shkruar Ramosaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: