Policia në aksion: Mbyllet bastorja ilegale në Vushtrri, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për biznes ilegal të lojërave të fatit. I arrestuari, i dyshuar për veprën penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, është liruar me urdhër të prokurorit. A.S., 39-vjeçar, i cili e drejtonte biznesin ilegal…

Lajme

31/01/2024 15:17

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për biznes ilegal të lojërave të fatit.

I arrestuari, i dyshuar për veprën penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, është liruar me urdhër të prokurorit.

A.S., 39-vjeçar, i cili e drejtonte biznesin ilegal të lojërave të fatit dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje.

“Personi i dyshuar A.S., 39 vjeçar, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar në lidhje me rastin ndërsa arma, municioni dhe dëshmitë e ushtrimit të kundërligjshëm të bixhozit janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, përfundon njoftimi.