Lajçak: Pyetja e vetme është kur do të implementohet marrëveshja për normalizim Kosovë-Serbi
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka qëndruar sot në Kosovë ku është takuar me Presidenten dhe Kryeministrin e vendit. Pas takimit me Kryeministrin Kurti, Lajçak ka deklaruar për media në lidhje me temat që kanë biseduar. Ai ka thënë se ky takim u bë që të diskutohet për dialogun progresin e mundshëm…
Lajme
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka qëndruar sot në Kosovë ku është takuar me Presidenten dhe Kryeministrin e vendit.
Pas takimit me Kryeministrin Kurti, Lajçak ka deklaruar për media në lidhje me temat që kanë biseduar.
Ai ka thënë se ky takim u bë që të diskutohet për dialogun progresin e mundshëm që mund të arrihet para se institucionet e Bashkimit Evropian të shkojnë në zgjedhje.
“Vitin e kaluar kemi pasur rezultate të rëndësishme, si njohja e targave, por kishim përparim të vogël në rrugën për Normalizimin e Marrëdhënieve. Më nuk ka nevojë të pyetët se çfarë të bëhet e as si të bëhet por kur duhet të bëhet implementimi. Nëse më pyesni mua unë kisha thënë që sa më parë të bëhet implementimi. Kisha bisedime të gjata me Kurtin e Bislimin dhe tani do të analizojmë ato që kemi dëgjuar nga ta. Do të njoftojë shtetet anëtare të BE-së për këto takime”. ka thënë Miroslav Lajçak.
Lajçak thotë se bisedat kanë qe të sinqerta por që thotë se paraprakisht për përmbajtjen e këtyre temave duhet të njoftojë shtetet anëtare të BE-së.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi po ashtu bëri të ditur se gjatë takimit u fol edhe për agresionin e Serbisë të 24 shtatorit, teksa tha se për sulmin terrorist, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
“E kemi përmendur këtë çështje në lidhje me vendimin e BQK-së por nuk dua të veprojë si zëdhënës i qeverisë. Nesër do të kuptoni më shumë për këtë. Sulmi i Banjskës diskutohet në çdo takim prej se ka ndodhur dhe e kam ngritur edhe dje në Beograd sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presion pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë”, është shprehur Lajçak.
Ai foli edhe për hetimet që po kryhen për sa i përket agresionit të 24 shtatorit, duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke kryer hetime por vetëm po merr informata.
“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur pasi nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime por vetëm po merr informata nga partnerët”, tha Lajçak. /Lajmi.net/