Arrestohen 2 persona të dyshimtë lidhur me plaçkitjen e argjentarisë në Suharekë
Pak ditë më parë në mes të ditës qyteti i Suharekës u trondit nga një vjedhje në një argjendari. Disa persona me armë të gjata automatike hynë në argjendari dhe vodhën mallë me vlerë mijëra euro, shkruan lajmi.net. Ndërsa sot në mbrëmje u raportua për disa arrestime që lidhen me këtë rast. Për këtë, lajmi.net…
Lajme
Pak ditë më parë në mes të ditës qyteti i Suharekës u trondit nga një vjedhje në një argjendari.
Disa persona me armë të gjata automatike hynë në argjendari dhe vodhën mallë me vlerë mijëra euro, shkruan lajmi.net.
Ndërsa sot në mbrëmje u raportua për disa arrestime që lidhen me këtë rast.
Për këtë, lajmi.net ka kontaktuar me prokuroren e rastit, Erheve Gashi.
Ajo konfirmoi se dy persona janë arrestuar, e që sipas saj ata dyshohen se kanë ndihmuar hajnat për të kryer vjedhjen.
“Kemi dy arrestime sot, dyshohen se kanë ndihmuar kryerësit e veprës penale në kryerjen e veprës penale”, tha ajo.
Gashi tutje tha se dyshimet momentale janë që të arrestuarit ishin ndihmës të hajnave për të kryer vjedhjen, por se përjashtoi edhe mundësinë që të jetë hajn njëri nga ta.
“Ne për momentin jemi tu dyshu që këta iu kanë ndihmua hajnave, ka mundësi që ndonjë nga ta del edhe hajn, por njëherë nuk mundemi me konfirmu një gjë të tillë”, tha ajo për lajmi.net.
Kujtojmë qe vlera e vjedhjes në këtë lokal pretendohet nga vet pronari të jetë mbi 200 mijë euro.
Policia e Kosovës dje ka gjetur veturën të cilën e përdorët hajnat gjatë kryerjes së veprës penale.
Vetura e tipit AUDI u gjet në fshatin Jezerc./Lajmi.net