Grabitja e argjendarisë në Suharekë: Aktivizohet “Unaza e çeliktë”, identifikohen disa lokacione nga mund të kenë ikur të dyshuarit

Policia ka bërë të ditur se ka aktivizuar “Unazën e çeliktë”, pas grabitjes së armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë. “Unaza e Çeliktë” sipas policisë është një plan operativ që i përfshin të gjitha njësitë në detyrë që të veprojnë në zbardhjen apo kapjen e kryerësve të veprave në raste të veçanta. “Ky plan po…

Lajme

22/11/2023 21:03

Policia ka bërë të ditur se ka aktivizuar “Unazën e çeliktë”, pas grabitjes së armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë.

“Unaza e Çeliktë” sipas policisë është një plan operativ që i përfshin të gjitha njësitë në detyrë që të veprojnë në zbardhjen apo kapjen e kryerësve të veprave në raste të veçanta.

“Ky plan po zbatohet në rajonin e Prizrenit dhe në disa rajone tjera ku ne mendojmë se mund të gjenden të dyshuarit”, ka thënë për lajmi.net Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.